Banesa gjendet në lagjen Marigona Hill, në një pozitë shumë të mirë dhe të qetë. Ka një sipërfaqe banimi prej 202.06 m² dhe një terasë prej 102.62 m², ndërsa kati i parë, ku ndodhet qëndrimi ditor, ka një lartësi prej 4 metrash që ofron ndjesi hapësire dhe komoditet. Lagjja do të përfshijë shtigje për ecje, fusha sportive dhe kënde lojërash për fëmijë, duke ofruar një mjedis të përshtatshëm për jetesë aktive dhe familjare. Banesa ofron një standard të lartë jetese me shërbime mirëmbajtjeje si pastrim rrugësh, heqje mbeturinash, mirëmbajtje rrjeti dhe siguri të lartë. Rrethohet nga ballkone të mëdha që ofrojnë pamje të mrekullueshme të Prishtinës, Gërmisë dhe maleve përreth. E pajisur me ngrohje qëndrore me pompë termike, banesa siguron efikasitet dhe rehati të shtuar. Orientimi jug-perëndim dhe dritaret e larta lejojnë ndriçim maksimal nga drita natyrale, duke krijuar një atmosferë të ndritshme dhe energji pozitive për jetesë. Aktualisht, banesa është në ndërtim dhe do të dorëzohet e gatshme për banim. Kjo është një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë komoditet, privatësi dhe një mënyrë jetese moderne në një mjedis me standarde të larta. *Garazha është e përfshirë në cmim.
Banesa ka këtë renditje:
- Kati përdhesë:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Banjo
| 1 Tualet
| 1 Terasë
- Kati i 1-rë:
| 3 Dhoma gjumi (1 master bedroom)
| 3 Banjo (1 në master bedroom)
| 1 Terasë