Duplex banesë 624.29m2 në shitje në lagjen Kalabria – Emshir

690,000 € Per Shitje Prishtina-Kalabria - Emshir-

Banesa gjendet në lagjen Kalabria – Emshir, në kompleksin e ndërtuar nga kompania Lesna. Kompleksi ndodhet shumë afër rrethit të Veternikut, në një zonë të zhvilluar dhe të mirë-organizuar, duke e bërë këtë pronë një zgjedhje ideale për jetesë luksoze dhe të qetë. Banesa ka një sipërfaqe totale prej 624.29m2 sipërfaqe kjo e regjistruar në çertifikatë prone, ku 230m2 janë hapësirë banimi dhe 392.29m2 për një terasë unike, e cila është dizajnuar me kujdes të veçantë për të ofruar një ambient relaksues dhe privatësi të plotë. Prona është e ndarë në dy kate. Në katin e poshtëm ndodhet hapësira kryesore e banimit, e organizuar në mënyrë funksionale dhe e punuar me materialet më cilësore. Punimet e brendshme janë realizuar me standarde të larta, duke tejkaluar cilësinë bazë të banesave tjera në këtë kompleks. Kati i sipërm është i dedikuar për terasën e madhe, që ka një orientim 360°, duke ofruar pamje të mrekullueshme nga të gjitha drejtimet dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Kjo terasë është vendi ideal për të kaluar momente të veçanta me familjen dhe miqtë apo thjesht për të shijuar qetësinë dhe ajrin e pastër. Një tjetër vlerë e shtuar e kësaj prone është hapësira e madhe e garazhit me sipërfaqe prej 179.76m2 sipërfaqe kjo e regjistruar në çertifikatë prone, e cila përfshin vendparkim dhe depo private. Këto hapësira janë të sigurta, të mbyllura me derë automatike dhe ofrojnë funksionalitet maksimal për nevojat e përditshme. Orientimi i banesës nga lindja dhe mundësia për të shijuar pamje të gjera nga terasa i japin pronës një vlerë të shtuar. Kjo pronë është një kombinim i përsosur i luksit, komoditetit dhe lokacionit strategjik. Banesa ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 3 Dhoma gjumi (1 master bedroom) | 3 Banjo (njëra në dhomë gjumi) | 1 Terasë 392.29m2 | Garazhë 179.76m2

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Penthouse Used T4340

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
624 230 3 3

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Termokos
  • Paisje ekstra: Kamera,Interfon,Smart home,Air condition,Rezervuar uji,Kamin
  • Orientimi: Lindje
  • Garazh: 11.00

Vendodhja e prones