Banesa gjendet në lagjen Emshir, në kompleksin EXDC, pranë hyrjes së rrugës së veternikut, duke ofruar një pozicion strategjik dhe shumë të favorshëm. Sipërfaqja e saj totale është 245.01 m², duke e bërë të përshtatshme jo vetëm për banim, por edhe për zyra ose aktivitete të tjera biznesore, për shkak të qarkullimit të lartë në zonë. Banesa ka ngrohje qendrore të siguruar nga Termokos, duke ofruar një ambient të ngrohtë dhe komod gjatë gjithë vitit. Gjithashtu, banesa ka akses të lehtë në transportin publik, jo vetëm për qytetin e Prishtinës, por edhe për qytete të tjera të Kosovës, pasi stacioni i autobusëve ndodhet shumë pranë saj. Përreth banesës gjenden të gjitha shërbimet e nevojshme, si markete, shkolla, institucione dhe hapësira argëtimi. *Banesa ka fletë poseduese si dhe në çmim janë të përfshira edhe 2 garazha!
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhome ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 3 Dhoma gjumi (2 master bedroom)
| 3 banjo (2 në master bedroom)
| 1 Zyre
| 1 Terasë
| 2 Garazha (të përfshira në çmim)