Toka me sipërfaqe 15 ari (1,500 m2) në zonën e Llapllasellës, pas qendrës së mobiljeve Binni, në komunën e Graçanicës ndodhet rreth 300 metra larg rrugës kryesore dhe është lehtësisht e arritshme nga qendra e mobilieve Binni, në rrugën e asfaltuar që lidhet me Graçanicë. Kjo pronë ka një vendndodhje strategjike dhe ofron qasje të lehtë në infrastrukturën kryesore, duke përfshirë furnizim me rrymë dhe ujë.
Me një gjerësi prej rreth 33 metra në rrugë dhe një gjatësi prej 38 metrash, kjo tokë është shumë e përshtatshme për zhvillim të biznesit. Zona njihet për të qenë vendi i preferuar për shumë biznese, duke përfshirë zyra qendrore dhe depo.