Shtëpia me sipërfaqe prej 300m2 në lagjen Mati 1, gjendet afër pompës së derivative Stela, me qasje nga rruga "Sokol Sopi", ndërsa largësia nga kjo rrugë është rreth 100m. Shtëpia ka një sipërfaqe toke prej 5.53 ari dhe është orientuar nga Lindja në Jug dhe ka ngrohje qendrore me pelet. Zona ku gjendet shtëpia është zonë e ndërtimit të mesëm me koeficient ndërtimi 2.4 dhe me mundësi ndërtimi të objekteve nga 2 deri ne 4 kate. Gjithashtu sipas planit urbanistik shtëpia ndodhet në zonën afër rrugës D (e planifikuar) me një largësi nga kjo rrugë rreth 25m. Shtëpia ka gjithsej 3 kate, duke përfshirë bodrumin, përdhesën dhe katin e parë.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Bodrumi:
| 1 Dhomë e sistemit te ngrohjes
| 1 Dhomë per fitnes
| 4 Garazha
| 1 Depo
- Kati përdhesë:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhine me tryezari
| 1 Dhom gjumi
| 1 Banjo
| Ballkon
- Kati i pare:
| 4 dhoma gjumi ( 1 master bed room)
| 3 Banjo ( 1 ne master bedroom)
| 2 Ballkona