Shtëpi 1,228.18m2 në shitje në lagjen Sofalia – Gërmia Residence

1,500,000 € E Shitur Prishtina-Sofali-

Në një nga lagjet më të mira të Sofalisë, shitet shtëpia e jashtëzakonshme me sipërfaqe banimi prej 1,228.18m² dhe me sipërfaqe të tokës prej 2,261m² (22.61 ari). Shtëpia ndodhet në lagjen e re dhe ekskluzive Gërmia Residence, një vendbanim i pozicionuar pranë maleve të Gërmisë, vetëm 10 minuta larg qytetit. Kjo shtëpi, e tipit A – më e madhja në këtë lagje, është ndërtuar me punët e vrazhda të përfunduara, duke përfshirë dhe hapësirën për pishinë, ndërsa punët finale janë ende të papërfunduara. Ky projekt ju mundëson që të personalizoni detajet e fundit sipas dëshirës suaj, për ta kthyer këtë shtëpi në ëndrrën tuaj të jetës. Gërmia Residence përbëhet nga 15 shtëpi individuale, të ndara në 3 tipe (A, B, C), të gjitha me qasje të kontrolluar dhe të menaxhuar në mënyrë qëndrore. Kjo lagje ofron privatësi të plotë dhe shërbim mirëmbajtjeje 24 orë në ditë, duke krijuar një ambient të sigurt dhe të rehatshëm për ju dhe familjen tuaj. Nëse jeni në kërkim të shtëpisë ideale, Topia Real Estate është zgjidhja perfekte për ju. Kjo shtëpi është e rrethuar nga një peizazh mahnitës, me parkun dhe ajrin e pastër të Gërmisë pranë derës suaj. Gërmia Residence është vendi i përsosur për ju dhe familjen tuaj!

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Sold House Under Construction T4167

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
1228 0 4 5

Karakteristika

  • Orientimi: Lindje,Jug,Perëndim
  • Garazh: 3

Vendodhja e prones