Shtëpia gjendet në lagjen "Hana" në zonën kadastrale Çagllavicë, lagje kjo e cila karakterizohet me qetësi, siguri dhe infrastrukturë të rregulluar dhe e cila ndodhet shumë afër lagjes NIC. Lokacioni i lagjes është i favorshëm pasi që lidhet lehtësisht me rrugën kryesore dhe ofron qasje të lehtë në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.
Shtëpia është tërësisht e renovuar dhe është e gatshme për banim, është e mirëmbajtur brenda po ashtu edhe jashtë, posedon ngrohje qëndrore me kalda elektrike si dhe ka rezervar uji me kapacitet 2,000L. Shtëpia ka gjithësej sipërfaqe 228.23m2 të brendshme me 3.4 ari truall në fletë poseduese dhe orientohet në Jug – Lindje – Perëndim.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Përdhesa
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Tualet
| 1 Garazhë
| 1 Depo
- Kati i I-rë
| 3 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom)
| 2 Ballkona
| 2 Banjo (njëra në Master Bedroom)