Shtëpia gjendet në lagjen Hana në zonën kadastrale Çagllavicë, lagje kjo e cila karakterizohet me qetësi, siguri dhe infrastrukturë të rregulluar. Lokacioni i lagjes është i favorshëm pasi që lidhet lehtësisht me rrugën kryesore dhe ofron qasje të lehtë në pjesë të ndryshme të qytetit.
Shtëpia është tërësisht e renovuar dhe është e gatshme për banim, ka mirëmbajtje të mirë brenda po ashtu edhe të oborrit, posedon ngrohje qëndrore me kalda elektrike si dhe ka rezervar uji (2000L). Shtëpia ka gjithësej sipërfaqe 228m2 të brendshme me 3.4 ari truall dhe orientohet në Jug – Lindje – Perëndim.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Përdhesa
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Tualet
| 1 Garazhë
| 1 Depo
- Kati i I-rë
| 3 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom)
| 2 Ballkona
| 2 Banjo (njëra në Master Bedroom)