Shtëpi me 3 dhoma gjumi me qira në lagjen 038

2,500 € / Muaj Per Qira Prishtina-Lagjja 038-

Shtëpia gjendet në lagjen 038, në Veternik, ka një hapësirë prej 350m2 dhe një tokë prej 11 ari, që ofron një ambient të gjërë për banim. Shtëpia është e mobiluar me kujdes dhe me shije të veçantë në detaje. Pamja e jashtme e shtëpisë është e përkryer, me një pishinë të bukur në njërën anë të oborrit dhe një gjelbërim të dendur në anën tjetër. Kjo sjell një atmosferë të qetë dhe të relaksuar, duke ofruar një jetesë të këndshme në natyrë. Sistemi i ngrohjes qendrore me rrymë nën dysheme siguron një ambient të ngrohtë dhe të këndshëm gjatë sezonit dimëror. Orientimi i shtëpisë është, nga lindja në jug dhe deri në perëndim, që siguron një ndriçim natyral të shkëlqyer në të gjitha dhomat gjatë ditës. Shtëpia ka këtë renditje: Kati i I-rë: | 1 Dhome ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 1 Banjo Kati i II-të: | 3 Dhoma gjumi | 1 Banjo | 1 Toalet | 1 Ballkon

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available House Used T3952

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
350 -- 3 2

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Rrymë
  • Paisje ekstra: Kamera
  • Orientimi: Lindje,Jug,Perëndim

Vendodhja e prones