Objekti ndodhet në një pozitë shumë të favorshme, në lagjen Aktash pranë shkollës fillore Naim Frashëri, një vendndodhje e cila ofron qasje në qender dhe shërbime të ndryshme për bizneset dhe vizitorët.Ky objekt është një hapësirë e gatshme për shfrytëzim, me të gjitha përshtatjet dhe infrastrukturën e nevojshme për aktivitetet e zyrës. Objekti ka gjithsejt 468m2 si dhe një bodrum prej 123m2. Objekti ofron parkim të mjaftueshëm rreth tij, duke përfshirë edhe parking rrugor ,që e bën të përshtatshme për stafin dhe klientët. Zyra ka kondicioner në çdo hapësirë, që siguron ambient të këndshëm gjatë të gjitha stinëve. Objekti është pajisur me kamera sigurie, duke ofruar një nivel të lartë të sigurisë për personelin dhe të ardhurat. Zyra ka sistemin e ngrohjes energji elektrike si dhe ka mundësi të bëhët ngrohja me pompë termike, duke siguruar një ambient të ngrohtë dhe të rehatshëm gjatë periudhave të ftohta. Përmasat e zyreve janë të konsiderueshme, me gjithsej 3 kate, ku secili kat ka nga 156m2 si dhe podrumi 123m2, duke e bërë atë një hapësirë të mjaftueshme për të akomoduar aktivitetet e biznesit tuaj. Me një pozicion të favorshëm dhe infrastrukturën e përshtatshme, ky objekt ofron një mundësi të shkëlqyer për një ambient të përshtatshëm për zyre.Cmimi për qira është Neto. Objekti ka këtë renditje: Bodrumi (123m2) | 1 Depo | - Kati Përdhesë | 2 Dhoma pune | 1 Sallë konference | 1 WC - Kati I-rë | 4 Dhoma pune | 1 Kuzhinë | 1 Ballkon | 2 Banjo | 1 Koridor - Kati II-të | 4 Dhoma pune | 1 Kuzhinë | 1 Ballkon | 2 Banjo | 1 Koridor