Objekti është i përshtatshëm për veprimtari biznesore, I cili është I pozicionuar në qendër të qytetit, në rrugën “Andrea Gropa”, I cili ofron një vendndodhje strategjike. Vetëm 250 metra larg nga sheshi “Skendërbeu” dhe në një distancë të shkurtër prej 80 metrave nga rruga e njohur “UÇK”, ky objekt bën të mundur qasjen e lehtë në të gjitha pikat kryesore të qytetit.
Objekti ka një strukturë prej 3 kateve (P+2) dhe një sipërfaqe totale prej 552m2, ku 510m2 janë dedikuar për hapësirat e brendshme dhe 42m2 përbëhen nga një terasë e rehatshme, objekti është i pajisur plotësisht për t'u përshtatur çdo lloj biznesi. Sistemi i ngrohjes qendrore me kalda elektrike siguron një ambient të ngrohtë dhe gjatë të gjithë sezonit dimërorë, duke e bërë atë ideal për zyrat, showroomet, klinikat, etj.
Vendndodhja e tij unike, pranë institucioneve qeveritare dhe zonave komerciale, shton vlerë të veçantë për çdo aktivitet që synon të zhvillohet në këtë hapësirë, duke ofruar njëkohësisht një mundësi të shkëlqyer për të qenë në qendër të rrymave të biznesit dhe kulturës në qytet.
Ky objekt është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë të zhvillojnë një biznes në një vendndodhje qendrore, me qasje të shpejtë në të gjitha lehtësitë që ofron qyteti.