Shtëpia gjendet në Bërnicë, në lagjen Bërnica Park, e ndërtuar nga kompania e ndërtimit Chelsea Point, e njohur për standartet e saj të larta dhe stilin anglez të dizajnit. Me një sipërfaqe prej 200m2 dhe një truall prej 3.42 ari, kjo shtëpi ofron hapësira të rehatshme dhe një kualitet të lartë të ndërtimit. Një nga avantazhet e kësaj shtëpie është investimi në aspekte të veçanta. Ngrohja qëndrore me rrymë sjell konsistencë dhe komoditet në temperaturën e shtëpisë gjatë gjithë sezonit dimërorë. Përreth shtëpisë gjendet një oborr i rrethuar dhe i mirëmbajtur me kujdes, duke krijuar një hapësirë të bukur të jashtme për të relaksuar dhe për të organizuar aktivitete të ndryshme. Shtëpia gjithashtu ka një nënkulm, me një sipërfaqe prej 30m2, që mund të përdoret si dhomë gjumi ose dhomë pune, duke ofruar kështu një hapësirë shtesë për nevojat tuaja. Përveç kësaj, nënkulmi është i izoluar, i pajisur me dritare dhe sistem ngrohjeje për t'ju siguruar komoditetin e nevojshëm. Ky detaj shton vlerën e shtëpisë dhe e bën atë më të përshtatshme për përdorim të gjatë. Me këto karakteristika të saj të veçanta, kjo pronë në Bërnicë ofron një vendbanim të këndshëm dhe një ambient të përshtatshëm për jetesën tuaj.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Kati i Përdhesë:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 1 Banjo
| 1 Lavanderi
| 1 Terasë
- Kati i I-rë:
| 3 Dhoma gjumi (njëra master bedroom)
| 1 Banjo
| 1 Garderobë (në Master Bedroom)
| 2 Ballkona
- Nënkulmi