Objekti ndodhet në lagjen Qafa, afër objektit të Komunës, dhe ka qasje në rrugën kryesore "UÇK". Objekti ka gjithsejt 600m2 dhe ka një pozicion shumë të mirë, pasi linjat e autobusëve kalojnë në afërsi të tij, duke e bërë këtë vendodhje lehtësishtë të qasshme nga transporti publik. Gjithashtu, ofron një qasje të shpejtë në shërbime të ndryshme që jane nevoja ditore për permbushjën e nevojave për pune. Objekti ka gjithësej 600m2 të ndara ne 5 kate (B+P+3), duke krijuar një ambient pune të përshtatshëm për kompani të ndryshme. Një avantazh i këtij objekti është edhe sistemi i ngrohjes qendrore me kalda elektrike (Vaillant), që siguron ngrohje efikase me shpenzime të ulta për të gjithë objektin. Për shkak të këtyre karakteristikave dhe pozicionit të tij të favorshëm, ky objekt paraqet një zgjedhje të shkëlqyer për çdo biznes ose organizatë që kërkon një ambient pune të përshtatshëm dhe qasje të lehtë në shërbimet dhe transportin publik.
Objekti ka këtë renditje:
- Bodrumi
| 1 Dhomë pune
| 1 Depo
- Përdhesa
| 1 Dhome pune
- Kati i I-rë
| 4 Dhoma pune
| 2 Ballkona
| 1 Kuzhinë
| 1 Tualet
- Kati i II-të
| 4 Dhoma pune
| 2 Balkona
| 1 Server Room
| 1 Tualet
- Kati i III-të
| 3 Dhoma pune
| 2 Ballkona
| 1 Kuzhinë
| 1 Tualet