Banesë me 3 dhoma gjumi në shitje në lagjen Mati 1 – Rruga B

220,000 € Per Shitje Prishtina-Mati 1-

Banesa gjendet lagjen Mati 1 më saktësishtë në rrugën B, në një lokacion të jashtëzakonshëm e vendosur në një kompleks të ndërtuar nga kompania ndërtuese "VG Construction". Lokacioni i banesës është i privilegjuar, duke qenë afër institucioneve shtetërore, shkollave dhe spitaleve, duke e bërë atë një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një vendbanim afër infrastrukturave kyçe. Banesa gjithashtu përfiton nga qasja e lehtë në qendrën e qytetit si dhe në rrugën C. Prona ka një sipërfaqe totale prej 123.77m2 Neto e orientuar në Jug-Perëndim ku ka ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Sistemi i ngrohjes qëndrore me termokos siguron një ambient të ngrohtë dhe të këndshëm gjatë gjithë sezonit dimëror dhe poashtu ka një sistem kondicionimi për të siguruar kushte optimale në periudhat e nxehta. Banesa është projektuar me kujdes dhe ndërtuar me standarde, duke përfshirë dhomat e gjera dhe dritare të mëdha që lejojnë hyrjen e dritës natyrale. Objekti ofron një stil jetese modern, duke përfshirë hapësira të përbashkëta të hapura për përdorim të përditshëm, si dhe mundësi për parkim të jashtëm dhe nëntokësor. Kjo banesë paraqet një mundësi të shkëlqyer për ata që kërkojnë një ambient të rehatshëm dhe bashkëkohor për të jetuar. Banesa ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë | 3 Dhoma gjumi (njëra master) | 2 Banjo (njëra në dhomë gjumi) | 1 Lavanderi | 2 Ballkona

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Apartment Used T3768

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
147 124 3 2

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Termokos
  • Paisje ekstra: Ashensor,Interfon,Air condition
  • Orientimi: Jug,Perëndim

Vendodhja e prones