Banesa ndodhet në lagjen Prishtina e Re, në kompleksin afarist-banesor "Puhiza 2" i ndërtuar nga kompania ndërtuese "Agullimi". Lokacioni i kësaj prone është i jashtëzakonshëm, pasi ndodhet në rrugën "Holger Pedersen" dhe ka qasje të drejtpërdrejtë në "Rrugën A", e cila do të jet një nga rrugët kryesore të qytetit të Prishtinës. Kjo vendndodhje e bën të lehtë qasjen në të gjitha pjesët e qytetit dhe shërbimet e nevojshme.
Banesa ka një sipërfaqe totale prej 105.30 m2 dhe është e pajisur me një sistem ngrohjeje qëndrore me kalda elektrike. Orientimi i banesës është nga lindja në perëndim, një orientim që mund të sigurojë ndriçim të mirë të mirë gjatë gjithë ditës.
Kjo banesë do të ndërtohet me standarde të larta ndërtimore dhe ofron një ambient të komodshëm dhe modern për jetën e përditshme, duke përfshirë zona të përbashkëta të hapura për jetesë, parking të jashtëm dhe nëntokësor etj.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 2 Dhoma gjumi
| 2 Ballkona
| 1 Banjo
| 1 Tualet
| 1 Depo
| 1 Garazhë me Depo (+15,000 euro)