Banesa ndodhet në lagjen Qafa, më saktësishtë në rrugën “Perandori Dioklecian“, afër objektit të Valës dhe Raiffeisen Bank duke ju ofruar akses të lehtë në shërbimet dhe dyqanet e nevojshme për jetesën tuaj të përditshme. Lagja e Qafës është një vend i qetë dhe i sigurt, që e bën të përshtatshme për banim. Banesa është plotësisht e renovuar dhe mobiluar në një stil modern. Banesa ofron një sipërfaqe totale prej 80m2, duke ofruar hapësirë të mjaftueshme për jetesë të rehatshme. Sistemi i ngrohjes është me kalda elektrike (Vaillant), që do t'ju mbajnë të ngrohtë gjatë stinës së dimrit. Orientimi në Veri-Lindje i banesës ofron dritë natyrale gjatë gjithë ditës dhe një pamje të bukur nga jashtë.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Ballkon
| 1 Banjo