Banesa gjendet në lagjen Bregu i Diellit, në kompleksin VA Residence të ndërtuar nga kompania e ndërtimit “Vëllezërit Asllani”, kompleks ky me një investim të kualitetit të lartë, me pozitë shumë të mirë, investim kualitativ duke u nisur nga parketi, dritaret me 3 xhama - 4 stinor, roleta me rrymë, keramikë te kualitetit të lartë etj. Ndërtesa poashtu është e mirëmbajtur, është e pajisur me kamera në hyrje të saj. Banesa ka gjithësej sipërfaqe prej 89m2, ka kushte shumë të mira për jetesë, mobile kualitative, si dhe ka qasje të lehtë në rrugën B, orientohet në Perëndim dhe ka ngrohje qëndrore me rrymë nën dysheme.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Ballkon
| 1 Banjo
| 1 Depo