Shtëpia gjendet në lagjen Priam Village, lagje kjo e ndërtuar me standarde të larta me prioritet të ndërtimit për një jetë sa më të qetë e në afërsi të qytetit si dhe siguria e banorëve duke përfshirë lagjen e mbyllur dhe në mbikqyrje të kamerave. Lagjja gjendet ngjitur me lagjen Qëndresa dhe lagjen Avenue 23 e që ndodhen në zonën e Veternikut dhe ka afërsi me objekte dhe qendra të rëndësishme që shtojnë funksionalitetin e saj si: rrethrrotullimi kryesor që lidhë dy autostradat (Ibrahim Rugova dhe Arbër Xhaferi), Qendrën Klinike Universitare dhe disa spitale private, pastaj shumë qendra tregtare, hotele dhe shumë objekte tjera me rëndësi, që lagjes i shtojnë vlerën. Shtëpia është e tipit A, ka 4.33 ari dhe sipërfaqe banimi prej 245m2 banimi po ashtu ka Bodrum 106m2.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Përdhesa:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
|1 Dhomë gjumi
| 1 WC
| 1 Garazhë
| Parahyrja
- Kati i I-rë:
| 4 Dhoma gjumi (1 Master bedroom)
| 2 Banjo
| 1 Utility
| 2 Ballkona
- Bodrumi
| 3 Dhoma
| 1 Banjo
| 1 WC