Zyra gjendet në lagjen Aktash, në kompleksin afaristo-banor Ivy Residence, afër Ministrisë së Arsimit dhe me një akses të lehtë në rrugën Agim Ramadani. Objekti është i ndërtuar me një arkitekturë moderne, duke ofruar elegancë, stil dhe komoditet për klientët.
Kjo zyrë disponon një sipërfaqe prej 129m2 duke ofruar një hapësirë të mjaftueshme për aktivitete biznesi të ndryshme. Për sigurinë e të punësuarve dhe klientëve, objekti ka sigurim fizik 24 orë, një recepsion për pritje dhe administrim të ndërhyrjeve, mbikëqyrje me kamera dhe interfon.
Zyra ka ngrohje qëndrore me Termokos, duke siguruar një ambient të ngrohtë dhe të këndshëm gjatë gjithë sezonit dimëror. Kjo ofron komoditet dhe efikasitet në punën e përditshme
Një avantazh i kësaj prone është orientimi i saj nga Lindja në Perëndim e cila sjell ndriçim natyror gjatë gjithë ditës dhe ofron një atmosferë të këndshme në ambientin e zyrës.
Zyra ka këtë renditje:
| 4 Dhoma pune
| 1 Ballkon
| 1 Banjo
| 1 WC
| 1 Depo