Lokal 300m2 në shitje në lagjen Arbëria – Dragodan

660,000 € Per Shitje Prishtina-Arbëria - Dragodan-

Lokali gjendet në lagjen Arbëria – Dragodan, në objektin e ndërtuar nga kompania e njohur e ndërtimit Redoni. Ndërtesa dallon për cilësinë e lartë të ndërtimit dhe pozitën e favorshme brenda lagjes, duke ofruar qasje të lehtë në rrugët kryesore dhe infrastrukturë të zhvilluar përreth. Zona është e njohur për bizneset aktive dhe të qëndrueshme, duke përfshirë Five Star Fitness, Rossmann, Provit, Fresco dhe shumë biznese të tjera që operojnë me sukses në këtë pjesë të qytetit. Kjo e bën pronën ideale për investim apo për zhvillim të një aktiviteti afarist që kërkon ekspozim dhe qasje të lehtë nga qendra e qytetit. Lokali ka sipërfaqe prej 300m² dhe ndodhet në katin suteren, me orientim nga lindja që ofron ndriçim natyral dhe pamje të hapur drejt qytetit ndërsa ngrohja është qëndrore përmes sistemit Termokos.

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Shop New T4915

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
300 0 0 0

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Termokos
  • Orientimi: Lindje

Vendodhja e prones