Banesa gjendet në lagjen e Muhaxherëve, në kompleksin "Hab 13" e ndërtuar nga kompania e ndërtimit “Hab Engineering”, kompleks ky i cili është në rrugën "Gazmend Zajmi". Objekti është në ndërtim e sipër dhe do te ketë investim cilësor dhe modern, do të ketë parkingje të jashtme, hapësira rekreative si dhe do te ketë dy ashensorë, duke e bërë lëvizjen në ndërtesë më të lehtë dhe më të përshtatshme për banorët. Banesa ka një sipërfaqe prej 128.6m2, duke ofruar hapësirë të mjaftueshme për jetesë të rehatshme, për më tepër banesa do të ketë ngrohje qëndrore me kalda elektrike.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 3 Dhoma gjumi
| 1 Ballkon
| 2 Banjo