Shtëpi 388m2 me 6 ari truall në shitje në Hajvali

- Per Shitje Hajvali--

Shtëpia gjendet në Hajvali, me largësi rreth 900m nga Inspektoriati i Policisë së Kosovës dhe rreth 1.8km larg nga lagjja Marigona Hill. Shtëpia është e ndërtuar me standarde të larta, është realizuar me materiale cilësore të importuara nga Gjermania dhe Zvicra, me një sipërfaqe prej 388m2 dhe e vendosur në një truall prej 6 ari (600m2), pozicionimi i saj është një avantazh, pasi orientimi nga lindja në perëndim ofron dritë natyrale gjatë gjithë ditës. Dhoma e ndenjes ka një galeri që shton ndriçimin natyral dhe krijon ndjesinë e hapësirës së hapur. Ngrohja qëndrore me pompë termike, dritaret tre-shtresore të dizajnuara për izolim maksimal termik dhe akustik, janë investime që e bëjnë shtëpinë më të përshtatshme për çdo stinë të vitit. Oborri i rregulluar me kujdes ka mirëmbajtje automatike përmes një sistemi modern ujitjeje, duke krijuar një ambient të gjelber dhe të përkryer për relaks dhe rekreacion.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Përdhesa:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Dhome gjumi (master bedroom)
| 1 Banjo (në master bedroom)
| 1 Tualet
| 1 Garazhe
| 2 Depo

- Kati i 1-rë:
| 1 Dhomë ndenje
| 2 Dhoma gjumi (Master bedroom)
| 3 Banjo (2 në master bedroom)
| 1 Lavanderi
| 1 Zyre

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available House Used T4382

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
388 0 4 3

Karakteristika

  • Paisje ekstra: Alarm Sigurie,Kamera,Alarm zjarri,Interfon,Air condition,Rezervuar uji,Kamin
  • Orientimi: Lindje,Jug
  • Garazh: 1.00

Vendodhja e prones