Shtëpia gjendet në lagjen e mirë organizuar “Qëndresa Home” në Çagllavicë lagje kjo e ndërtuar nga kompania e njohur Bau Holding. Shtëpia është e tipit M1 me sipërfaqe 445m2 ku 240m² janë në katin përdhesë dhe katin 1, me një organizim shumë të mirë të hapësirave si dhe ka ekstra një bodrum prej 125m² me ndriçim natyral dhe një nënkulm prej 80m² me lartësi standarde, ideal për shfrytëzim të mëtejshëm sipas dëshirës. Në aspektin e jashtëm, kjo shtëpi është e përfunduar me standardet më të larta përfshirë izolimin termik, fasadën moderne dhe dritaret cilësore ndërsa nga brenda, suvatimi i mureve është kryer plotësisht, duke ju ofruar mundësinë për ta dizajnuar dhe personalizuar më tej shtëpinë sipas preferencave të juaja.
Lagjja ku ndodhet kjo pronë përbëhet nga 261 shtëpi dhe është e njohur për organizimin e saj të mirë dhe ambientin e sigurt e të qetë, që ofron një komunitet të rehatshëm dhe të përshtatshëm për familjet.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Bodrumi:
| 1 Hapësirë prej rekreacion
| 1 Banjo
| 1 Dhomë për kalda dhe pajisje shtëpiake
- Përdhesë:
| Erëmrojtësi
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Tualet
- Kati 1:
| 3 Dhoma gjumi (1 master bedroom)
| 2 Banjo (njëra në dhomë gjumi)
| 2 Ballkona