Objekti ndodhet në një pozitë shumë të favorshme, në lagjen Pejton, një vendndodhje e cila ofron lehtësi në shërbime të ndryshme për bizneset dhe klientët. Objekti është i gatshëm për shfrytëzim, me të gjithë infrastrukturën e nevojshme, ka gjithsejt 1,500m2 me 26 dhoma pune, poashtu ofron parkim të mjaftueshëm, duke përfshirë parking parking privat në bodrum, që e bën të përshtatshme për stafin. Objekti ka kondicioner në çdo hapësirë, është i pajisur me kamera sigurie, posedon ngrohje me rrymë dhe ka mundësi të ngrohjes me naftë si dhe posedon ashensor. Përmasat e zyreve janë të konsiderueshme, me gjithsej 6 kate në total, bodrum + perdhese + 4 kate, duke e bërë atë një hapësirë të mjaftueshme për të akomoduar aktivitete të ndryshme të biznesit. Me një pozicion të favorshëm dhe infrastrukturën e përshtatshme, ky objekt ofron një mundësi të shkëlqyer për një ambient të përshtatshëm për zyre. *Në çmimin e qirasë përfshihet edhe TVSH-ja.
Objekti ka këtë renditje:
- Bodrumi
| 8 Vend parkingje
| 3 Hapësira Pune
| 2 WC
- Kati Përdhesë
| 3 Hapësira pune
| 2 WC
- Kati I-rë
| 5 Hapësira pune
| 2 WC
| 1 Koridor
- Kati II-të
| 6 Hapësira pune
| 2 Ballkona
| 2 WC
| 1 Koridor
- Kati III-të
| 4 Hapësira pune
| 2 WC
| 1 Koridor
-Kati IV-të
| 5 Hapësira pune
| 2 WC