Lokali gjendet në një zonë me një potencial të madh zhvillimi në lagjen Prishtina e Re, e cila ka përparësi për qarkullimin e lartë dhe lidhjen strategjike me zona kyçe si Çagllavica. Me një sipërfaqe të konsiderueshme prej 439.54m² dhe ballore prej mbi 10 metrash që del në një rrugë kryesore me katër korsi, ky lokal ofron shikueshmëri dhe akses të shkëlqyer për biznese të ndryshme.
Rruga, që lidh zonën me lagjen Prishtina e Re, përbën një rrugë tepër e qarkulluar, duke rritur ekspozimin e kësaj prone ndaj trafikut të përditshëm, si për automjete ashtu edhe për kalimtarë. Afërsia me pikën e karburanteve HIB Petrol dhe qendrta tregtare Albi Mall dhe Gorenje e bën këtë lokacion shumë të favorshëm për çdo aktivitet biznesor që kërkon qasje të lehtë dhe dukshmëri të lartë.
Lokali është i përshtatshëm për shumë lloje biznesesh, nga tregtia me pakicë, zyrat, shërbimet, deri tek mundësitë për investime të ndryshme komerciale, për shkak të zonës në zhvillim të shpejtë dhe infrastrukturës moderne që ofron. Përveç kësaj, rruga e gjerë dhe lehtësia për parkim ofrojnë një avantazh të madh për klientët dhe furnitorët e mundshëm.