Shtëpia gjendet në lagjen Çagllavicë – Lagjja Qëndresa, mbrapa BAU Market, në një pozitë shumë të qetë dhe të përshtatshëm për banim, lokacion ky ku ka qetësi, ajër të pastër si dhe ndriqim të mjaftueshëm pasi që e gjithë lagjja është e urbanizuar dhe shtëpitë të gjitha janë 2 katëshe. Shtëpia ka qasje si nga Bau Market ashtu edhe nga rruga kryesore që lidh Veterrnikun me rrethin e Çagllavicës (te Spar Market dhe Sach Pizza)
Shtëpia ka LEJE NDËRTIMI, ka gjithesej sipërfaqe banimi 200m2 si dhe 3 ari truall, është në ndërtim e sipër dhe dorëzohet me çelësa në dorë më së largu në Qershor 2021.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Kati përdhesë:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Banjo
| Erëmrojtësi
- Kati i I-rë:
| 3 Dhoma gjumi (1 master bedroom)
| 2 Banjo (njëra në dhomë gjumi)
| 1 Ballkon