Zyra gjendet në lagjen Lakrishtë, në kompleksin afaristo-banesor Icon Tower, kompleks ky i ndërtuar me standarde të larta dhe ofron një lokacion shumë të mirë dhe lehtë të qasshëm. Lokacioni i kësaj zyre është një prej përfitimeve kryesore, pasi gjendet në një zonë qendrore dhe të frekuentuar, lehtësisht të qasshme nga rruga kryesore, kjo e bën atë të shkëlqyeshme për bizneset që kanë nevojë për një vendndodhje strategjike, duke u ofruar mundësinë për të arritur lehtësisht klientët dhe partnerët e tyre. Objekti ka të disponueshëm një numër të ashensorëve, që e bëjnë qasjen më të lehtë për klientët dhe stafin. Me një hapësirë totale prej 667m2, zyra ka një dizajn të veçantë dhe tërheqës, duke përfshirë 15 dhoma pune të ndara me xhama, të cilat janë plotësisht transparente. Disa nga këto dhoma kanë një madhësi të konsiderueshme rreth 95m2, duke ofruar hapësirë të bollshme për punën dhe komunikimin efikas, ndërsa disa të tjera janë më kompakte me rreth 15m2, të përshtatshme për përdorim individual ose për takime të vogla. Zyra ofron një ambient të përshtatshëm për konferenca, me hapësirë të veçantë dedikuar për këtë qëllim. Gjithashtu, ka hapsirë të dedikuar për rekreacion, duke krijuar një mjedis të relaksuar për stafin. Kuzhina e zyrës është e pajisur me tryezeri dhe është e përshtatshme për përgatitjen e ushqimeve dhe takimet sociale. Orientimi i zyres është në perendim, duke garantuar ndriçim natyral gjatë pothuajse gjithë ditës. Kjo jo vetëm që rrit efikasitetin dhe mirëqenien e punonjësve, por gjithashtu krijon një atmosferë të ndriçuar dhe pozitive në ambientin e zyrës.Me të gjitha këto karakteristika dhe në këtë lokacion të preferuar, zyra në Icon Tower paraqet një zgjedhje të shkëlqyer për ndërmarrjet që kërkojnë një hapsirë pune moderne dhe të përshtatshme për nevojat e tyre. *Zyra lëshohet me qira me të gjithë inventarin i cili shihet në foto. TVSH-ja është e përfshirë në çmim!