Shtëpia gjendet në lagjen Marigona Residence, një zonë të qetë e cila posedon bulevarde të gjëra, parkingje, sistemi të ujit dhe kanalizimit, kamera të sigurisë, shkolla, qendra tregtare Çarshia, sistemi të rrymës dhe internetit, sistemi i ndriqimit e shumë detaje të tjera plotësojnë të gjitha nevojat dhe kërkesat për çdo familje. Çarshia e lagjes Marigona Residence, ofron gjithçka që ju nevojitet nëse dëshironi të kaloni një ditë të bukur jashtë shtëpisë si: kafiteri dhe restaurante që ju ofrojnë pije dhe ushqime të llojllojshme dhe poashtu markete, barnatore, shkolla e muzikës, librari e shumë të tjera. Shtëpia ka një sipërfaqe prej 174m2 si dhe tokë me 3 ari, e cila ofron hapësira të mjaftueshme për një familje të madhe dhe shfrytëzim të oborrit. Përveç sipërfaqes së banimit, kjo pronë disponon edhe një bodrum me një sipërfaqe prej 43 m2. Shtëpia është e mobiluar si dhe ka ngrohje me pompë termike. Një prej avantazheve të kësaj shtëpie është prania e njërit park të lagjes pranë saj gjë qe e bën jetesën me atraktive për jetesë apo për të shijuar ajrin e pastër dhe natyrën që ofron. Shtëpia ka këtë renditje: -Bodrumi: | 2 Dhoma Pune | 1 Banjo - Përdhesa: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 1 Banjo - Kati i I-rë: | 3 Dhoma gjumi (1 master bedroom) | 2 Banjo (njëra në dhomë gjumi) | 1 Utility | 2 Ballkona