Banesë me 3 dhoma gjumi me qira në lagjen Bregu i Diellit.

900 € / Muaj Per Qira Prishtina-Bregu i Diellit-

Banesa gjendet në një vendndodhje të favorshme në lagjen Bregu i Diellit, vetëm disa hapa larg qendrës tregtare të kësaj zone. Me një sipërfaqe banimi prej 150m2, kjo banesë ofron hapësirë të mjaftueshme për një jetë komode. Banesa është e pajisur me ngrohje qëndrore të qytetit - Termokos e cila do të ju sigurojë temperaturë të qëndrueshme gjatë gjithë sezonit dimërorë. Gjithashtu, një nga pikat më të rëndësishme të kësaj banese është orientimi jug lindje perëndim, çka do të thotë se do të përfitoni nga drita natyrale gjatë gjithë ditës. Hyrja në banesë të shpie drejtpërdrejt në një sallon të madh, i cili ofron hapësirë të mjaftueshme dhe të rehatshme. Nga salloni i një kati më poshtë, keni qasje në një ballkon dhe oborr të mjaftueshëm për të shijuar pamjen e jashtme dhe ajrin e freskët. Kuzhina është e pajisur me të gjitha aparatet e nevojshme. Banesa gjithashtu disponon tre dhoma gjumi të rehatshme, të cilat ofrojnë ndriqim të mjaftueshëm natyral dhe ofrojnë komoditet për pushim dhe relaksim. Banesa ka këtë renditje: | 2 Dhoma ndenje | 3 Dhoma gjumi (2 master bedroom) | 1 Kuzhinë me tryezari | 3 Banjo (njëra në dhomë gjumi) | 1 Depo | 2 Balkona

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Apartment Used T3284

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
150 0 3 3

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Termokos
  • Orientimi: Lindje,Jug,Perëndim

Vendodhja e prones