Shtëpi me 5 dhoma gjumi me qira në Veternik

1,100 € / Muaj Per Qira Prishtina-Veternik-

Shtëpia gjendet në lagjen Vetërrnik, shumë afër lagjes 038, në një zonë të përshtatshme për jetesë. Ajo ofron një qasje shumë të lehtë në rrugën kryesore, duke e bërë të lehtë lëvizjen drejt qytetit dhe pikave të tjera kyçe. Shtëpia ndodhet në një truall prej 4.6 ari, duke ju ofruar hapësirë të mjaftueshme për të jetuar. Sipërfaqja banimi prej 390m2 ofron hapësira të gjerë dhe komode për ju dhe familjen tuaj. Kjo shtëpi është ndërtuar me një izolim shumë të mirë, që siguron një klimë të rehatshme dhe redukton humbjen e energjisë. Oborri i shtëpisë është i rregulluar dhe i mirëmbajtur, duke ju ofruar një hapësirë të jashtme të këndshme për të relaksuar dhe për të organizuar aktivitete të ndryshme. Shtëpia është e pajisur me roleta dhe dritare të cilësisë së lartë, duke ju dhënë kontrollin e dritës dhe privatësisë në shtëpi. Për të përfituar nga burimi natyror i energjisë, shtëpia disponon sistemin solare për ujë të nxehtë. Gjithashtu, ka fshesë qëndrore, duke ju siguruar një ambient të freskët dhe të pastër në të gjithë shtëpinë. Ngrohja e shtëpisë është e siguruar me sistem qëndror me pompë termike, duke garantuar komoditetin dhe ngrohtësinë gjatë sezonit të ftohtë. Siguria e shtëpisë është garantuar nga kamerat e sigurisë, sistemi i alarmit dhe sistemi i alarmit për zjarr, duke ju ofruar një ndjenjë të sigurtë në shtëpinë tuaj. Shtëpia ka këtë renditje: - Sutereni | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë | 1 Dhomë gjumi - Përdhesa | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 1 Depo | 1 Banjo - Kati i I-rë | 2 Dhoma gjumi | 1 Ballkon - Kati i II-të | 2 Dhoma gjumi | 1 Garderobë | 1 Ballkon - Nën kulmi | 3 Dhoma pune

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available House Used T3277

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
390 0 5 2

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Pompë termike
  • Paisje ekstra: Alarm Sigurie,Kamera,Alarm zjarri
  • Orientimi: Lindje,Jug

Vendodhja e prones