Banesa gjendet në lagjen Mati 1, në kompleksin “Residenca 4” e ndërtuar nga kompania “Vëllezërit Asllani”, kompleks ky i cili ka enterier dhe dizajn të mrekullueshëm, mozaike të trendeve më bashkëkohore, izolim i përkryer i objekteve si nga jashtë dhe brenda me akustikë të shkëlqyer, shfrytëzim maksimal dhe renditje në mënyrën më të përsosur të elementeve, parkingje të mjaftueshme për vetura, hapësira gjelbruese me parqe dekorative, kënde për lojëra të fëmijëve, pushimore. Të pajisura me leje ndërtimi, konform rregullave të urbanizimit, dhe planit të ambientit. Kompleksi ka një pozitë mjaftë të mirë dhe çasje të lehtë në rrugët Isa Kastrati – Ndue Përlleshi – Rrugën C. Banesa ka gjithsej sipërfaqe 93.41m2, orientim Jug, ka ngrohje qëndrore me kalda elektrike dhe pritet të përfundohet në muajin Dhjetor të vitit 2024.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Kuzhinë
| 1 Ballkon
| 1 Banjo
| 1 Wc
| 1 Depo