Banesa gjendet në lagjen e Muhaxherëve në Rrugen Isa Kastrati, përball Memorialit Ibrahim Rugova, në kompleksin Albing Residence, kompleks ky i cili ka tre blloqe, ku ne secilen hyrje janë të vendosur nga tre ashensorë (2 për 8 persona dhe një për 13 persona), dyertë e brendëshme nga materiali I furnirit, të rrafshta, dritaret janë të modelit termopan (katërstinor), Roletat janë Jalousie nga alumini me motor, sistemi i video interfonisë dhe kamerave në hyrje të banesës, fasada e ventiluar me compakt pllakat, fundermax ose të ngjashëm, gjeneratori të përbashkët në të cilin janë të lidhura ndriqimi i koridoreve, pompat e ujit si dhe ashensorët.Objektet posedojnë rezervar - deponi të ujit V-5.000,00L në ç'do hyrje, si dhe ka këndin e lojrave për fëmijë. Banesa ka 116.53m2 dhe orientohet në Veri - Jug. Mundësia e blerjes është edhe në për mes kredis bankare me Pro Credit Bank ku e njejta pronë që blihet pranohet nga banka si hipotekë.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 3 Dhoma gjumi
| 1 Kuzhinë
| 2 Banjo
| 2 Ballkona