Banesë me 2 dhoma gjumi në shitje në lagjen Bregu i Diellit - Pika Exclusive

142,000 € Rezervuar Prishtina-Bregu i Diellit-

Banesa gjendet në lagjen "Bregu i Diellit", e ndërtuar në kompleksin "Pika Exclusive" nga kompania e ndërtimit "4A PIKA", kompleks ky I cili ndodhet në rrugën "Gazmend Zajmi", duke ju ofruar një lokacion të shkëlqyer me qasje të lehtë në rrugët kryesore të qytetit. Ky kompleks ofron një mjedis të kujdesur dhe të sigurt, me hapësira të përbashkëta të bukura, zona të gjelbra dhe siguri të avancuar për banorët e tij. Hyrja ka dy ashensorë të prodhuesit SCHINDLER, vëzhgim 24 orësh me kamera perimetrike, si dhe në kuadër të Kompleksit, është ndarë hapësirë për komunitet me sipërfaqe prej 75 m². Banesa ka një sipërfaqe prej 89.77 m2, duke ju ofruar hapësirë të mjaftueshme për të jetuar dhe ambientuar banesën sipas dëshirave tuaja. Banesa është e orientuar në Perëndim, duke siguruar ndriçim të mirë gjatë pasdites dhe një panoramë të mrekullueshme të perëndimit, ku mund të shijoni mbrëmjet e bukura dhe perëndimin e diellit. Dyert e brendshme, janë jashtë standardit me gjatësi 230cm, Banjot dhe toaletet janë të kompletuara me sanitari Italiane si dhe të gjitha dritaret janë deri në dysheme /”dritare franceze”/ me roleta me motor. Banesa ka një mobilim mjaftë të mire që përfshihet në çmim dhe I cili është bërë me stil dhe kujdes. Ky detaj shton vlerën dhe përdorueshmërinë e banesës, duke e bërë një zgjedhje të shkëlqyer për blerjen. Përveq mobilimit poashtu edhe një garazhë, si dhe një depo shtesë është e përfshirë në çmim. *Banesa është e pajisur me fletë poseduese, e që mund të përdoret si hipotekë ne rast të blerjes me kredi. Banesa ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenje | 2 Dhoma gjumi | 1 Kuzhinë | 1 Banjo | 1 WC | 1 Ballkon | 1 Depo (e përfshirë në çmim) | 1 Garazhë (e përfshirë në çmim)

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Reserved Apartment Used T2953

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
90 0 2 1

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Rrymë
  • Paisje ekstra: Kamera,Ashensor,Interfon
  • Orientimi: Perëndim
  • Garazh: 1

Vendodhja e prones