Banesa gjendet në lagjen Prishtina e Re, në kompleksin Melia i cili shtrihet në pjesën lindore te lagjës Prishtina e Re dhe i cili ka një qasje direkte permes rruges "Holger Petersen" dhe "Hysen Tërpeza", kompleks ky i ndërtuar me standarde dhe kualitet të lartë. Objekti përmban një arkitekturë mjaftë klasike me një rregullsi stabile të hapjeve për ndriçim dhe njëkohësisht është i ambientuar në atë formë që ruan strukturën në krahasim me rrethinën e asaj të pjesës së qytetit. Banesa ka ngrohje qëndrore me rrymë dhe ka sipërfaqe totale prej 95.65m2 . Banesa ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenje | 2 Dhoma gjumi | 1 Kuzhinë | 2 Banjo | 1 Ballkon | 1 Depo