Hapësira afariste gjendet në rrugën Luan Haradinaj (ish Kosta Novakoviq) në objektin ku gjendet edhe zyra qëndrore e NLB Bank, IS bank si dhe BPB Bank. Hapësira afariste që lëshohet me qira është në katin e III-të ndërsa objekti ka gjithsej 4 kate ku llogaritet Përdhesa (hyrja) si dhe 3 kate tjera afarizëm. Objekti posedon 2 ashensorë të cilët mirëmbahen, posedon kamera sigurie, shkallë emergjente, ngrohje qëndrore me Termokos, recepcion, klimatizim qëndrorë, kabllim, alarm zjarri etj. Çdo kat ka hyrjen e veçantë, ka 4 toalete (2 + 2) të ndara, dhomë për server room, derë anti zjarr, ndriqim të mjaftueshëm etj.
*Në cmim te qirasë janë të përfshira të gjitha shpenzimet si: Rryma, Uji, Grumbullimi I Mbeturinave, Mirmbajtja dhe Pastrimi I Objektit me Ashensorë, Ngrohja qendrore dhe Klimatizimi, ndërsa nuk është e perfshirë Tatimi në qira dhe Tvsh-ja.