Për Ne


Topia është agjencion i patundshmerisë i themeluar me synim të realizojë marreveshjet e kënaqshme, të favorshme për palët që shesin apo blejnë. Arritja më e lartë për ne është të orientojmë klientin drejt pronës së dëshiruar me specifikat e veta, duke ndërmjetesuar për çmimin e përballueshëm. Stafi ynë nga agjentë profesional mbrojnë të drejtën dhe interesin e klientit dhe me aftësi komunikative bëjne që të arrihet ura lidhëse ndërmjet dy palëve.

Ne jemi gjihtmonë të gatshëm për të ndihmuar klientët tanë në marrjen e vendimeve më të mira në zgjedhjen e shtëpisë së tyre të ardhshme (shtëpi, banesë), në zgjedhjen e vendit të tyre të ardhshëm të punës (zyra, dyqane, objekte afariste) apo në zgjedhjen e parcelës-truallit për qëllime banimi, zhvillim biznesi, pushimi (Vila) apo vetëm si investim kapital.

Ka shumë cilësi dhe shkathtësi që krijojnë një profesionist të shkëlqyer të pasurive të patundshme – integritet, thellësi të njohurive të komunitetit dhe tregut, marketingut, aftësive efektive të negociatave dhe një rrjeti profesional me kualitet të lartë, të cilat janë shenjat dalluese se si punojmë.


Një agjent i pasurive të patundshme duhet të jetë në gjendje të:

  • Rekomandojë një çmim të kërkuar për pronën tuaj bazuar në njohuritë e tyre për kushtet e tregut vendor.
  • Demostrojë njohuritë dhe kuptimin e taktikave më të mira të marketingut që kërkohen për të siguruar që prona juaj të shikohet nga audienca më e madhe e blerësve.
  • Sigurojë që prona juaj të marrë vëmendjen që meriton duke ditur mënyrat më të mira për ta prezantuar atë.


Ne i sigurojmë klientit, shërbime të jashtëzakonshme të kombinuara me teknologjinë më të fundit për të shitur apo lëshuar me qira pronën dhe për të arritur çmimin më të mirë të shitjes ose qirasë.

Pasuria jonë e njohjes së çmimeve të patundshmërisë në Kosovë, më saktësisht në Prishtinë dhe rrethinë, siguron që shpejt do të merrni një vlerësim të saktë. Ky është hapi i parë për arritjen e çmimit më të mirë të mundshëm për pronën tuaj në tregun aktual. Vlerësimi mbështetet nga prona të krahasueshme.

Pronat e agjencionit TOPIA, marrin të gjitha ekspozimet e rëndësishme on-line, në faqen tonë të internetit, portalet e pronave si dhe rrjetet sociale.

Konsumatorët na besojnë që të japim këshilla, në një mënyrë të drejtë dhe profesionale. Kjo mbështetet nga niveli i lartë i biznesit të përsëritur që arrijmë.

Ju keni qasje të menjëhershme në të gjithë stafin tonë me shumë eksperiencë. Njohja e tyre fantastike lokale, thellësia e lidhjeve dhe njohuritë e tregut ofrojnë të gjitha gjërat thelbësore. Pasioni i tyre për pronën dhe angazhimi maksimal do ta bëjë shitjen/blerjen ose dhënien/marrjen me qira të pronës tuaj, përvojën më të mirë të mundshme.

Klientët tanë na rekomandojnë jo vetëm se ata mund të shohin cilësinë në shërbimet që ne ofrojmë, as për shkak të përvojës sonë të gjatë në këmbë, por sepse më e rëndësishmja, Ne japim rezultate.

Pra, kur vendosni që dëshironi të blini/shisni ose te merrni/jepni me qira një pronë, ju lutemi na kontaktoni.